• |
ide | kryesore

Fejohet Marina Vjollca? Prezantuesja foto me vjehrrën

Arkiva, Paparazzi
maruina.jpg


Tashmë, bjonden sexy të Top Channel e ka njohur personalisht edhe fisi i të dashurit të saj, Getoar Selimi. E madhja e motrave Vjollca ka qenë e ftuar në fundjavë në një festë familjare në Kosovë, aty ku prezantuesja e “Proçesit Sportiv” është parë nën shoqërinë e grarisë, gjatë mbrëmjes së beqarisë së njërës prej vajzave. 

Rastin nuk e la të shkojë pa u njohur e shoqëruar edhe me vjehrrën e ardhshme, mamanë e Getit, e cila po ashtu me sa shihet në foto është bjonde. Përderisa gjërat janë bërë kaq familjare, nuk është çudi që çifti i showbiz-it të jetë duke e zyrtarizuar lidhjen e tyre. Në mos, e kanë bërë në fshehtësi, ashtu siç mbajtën në hije edhe lidhjen e tyre disa mujore.