• |
ide | kryesore

Holta Dulakut nuk i del e keqja, sulmon balerinin që iku tek spektakli i Grabockës

Arkiva, Paparazzi
holta simone.JPG


Mbrëmjen e së hënës në spektaklin “Dance With Me” u shfaq për herë të parë edhe koreografi e fituesi i vjetshëm i “Dancing With the Stars”, Simone. Kaq ka mjaftuar që thumbueset Fatma e Aulona të komentojnë nëpër statuse në facebook, paraqitjen e balerinit italian në ekranin e Tv Klan. “Edhe në La Scala po të kërcejë, prap Simone do mbetet i DWTS”, shkruan Aulona që pasohet nga Fatma e më pas, nga producentja e Vizion Plus, e cila nuk lë rast pa treguar influencën mbi nënpunësit e saj, qoftë edhe në rrjetet sociale.  Holta Dulaku sulmoi Simonen duke e quajtur tw shitur tek konkurenca, madje duke i dhënë një mesazh edhe vajzave, sikur i paralajmëron; as mos ta çojnë nëpërmënd mëkatin që bëri Simonja. Aty për aty, përgjigjen ia dha Fatma, antijuria e vjetshme në DWTS, e cila shprehet e sigurtë se njerëzit, pasi ikin nga spektakli i Holtës, nuk blihen por janë falas. 

Reagimet e papërmbajtshme ku producentja e DWTS shfaqet e shqetësuar po shpeshtohen. Pas “tradhëtisë” së Drini Zeqos, prezantuesi që iku nga "Dancing With The Stars" për të kërcyer në "Dance With Me", bashkëshortja e njërit prej pronarëve të V+, sulmoi dyshen Grabocka – Vejsiu. Ndërsa së fundi, ish-balerinin kryesor të spektaklit të saj, e quajti të shitur.