• |
ide | kryesore

Lorik Cana poston selfie me çunat: “Përfundimisht jam më i bukri”

Arkiva, Paparazzi
lorik cana selfie.jpeg


Kapiteni i Kombëtares i cili pak kohë më parë u bë baba i Boikenit, duket se vazhdon të jetë në të njëjtën atmosferë, e në humor të mirë. Kjo të paktën sipas postimit të tij të fundit në IG, që pavarësisht incidentit në ndeshjen e fundit, shihet i buzëqeshur e optimist për ndeshjen kundër Sebisë. Në selfien e shkrepur krah shokëve të skuadrës, Hysaj e Berisha, veç përshkrimit për ta, Loriku ka dhe një dedikim për veten: “Definitivisht mbetem më i bukri” – shkruan Cana, si për ta konfirmuar personalisht, atë për të cilën veç talentit në futboll, të gjithë e komplimentojnë.