• |
ide | kryesore

Vucic anullon ardhjen në Shqipëri. I druhet humbjes së Serbisë?

I pakategorizuar
rama-vucic1.jpg


Kryeministri serb Aleksandër Vucic e ka anulluar ardhjen në Shqipëri për të ndjekur ndjeshjen me Serbinë në Elbasan Arena. Zyrtarisht thuhet se shkak është një vizitë që do të bëjë në Beograd një zyrtar i lartë britanik, me të cilin Vucic do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Por burime të lapsi.al në Beograd thanë se Vucic po tregohet i kujdesshëm për të shmangur ndikimin që ka kjo ndeshje në politikën e brendshme në Serbi. Ai po përgatit zgjedhjet e përgjithshme dhe druhet se angazhimi i tij në këtë ndeshje mund t’i ulë pikë në elektorat nëse Serbia do të humbasë në Elbasan. Nëse Serbia do të fitonte kundër Shqipërisë, atij do t’i shtohej mbështetja. Por sipas burimeve të lapsi.al Serbia nuk ka motiv të fortë për ta fituar ndeshjen. Kjo edhe për faktin se ajo gjendet me vetëm 1 pikë në tabelën e klasifikimit të Grupit I. Lapsi.al