• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nuk shkoj në Elbasan për shkak të politizimit ekstrem të ndeshjes

I pakategorizuar
225008.jpg


Kryeministri serb Aleksandër Vucic ka vendosur të mos vijë në Elbasan për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi. Ai e ka sqaruar vendimin e tij me anë të letre të publikuar nga gazeta Blic. Vucic thotë se shkak i anullimit të ndjekjes së ndeshjes në Shqipëri është politizimi i këtij aktivitet sportive.

"Për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të jë ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kam vendosur të mos udhëtojnë në Elbasan" thotë  Vuçiç në një letër për publikun, me rastin e lojës sonte.

Pas publikimit të letrës, Vuçiç tha në një intervistë për Tanjug se një tjetër arsye ishte fakti se ai nuk kishte marrë garanci që në stadium nuk do të ishte zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Nga ana tjetër Vuçiç ka dënuar ashpër sulmin me gurë ndaj autobusit të lojëtarëve serbë. Autoritete shqiptare thonë ndërkohë se e kanë identifikuar 14 –vjeçarin që gjuajti me gur në rrugën e Durrësit dhe se po punojnë për kapjen e tij.

"Kërkoj nga qeveria shqiptare për të gjithë qytetarët e Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, që të garantojë sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas zhvillimit të lojës," tha Vuçiç në letër, i cili u botua në faqen e internetit të gazetës "Blic".

Kryeministri serb thekson se pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie, Serbia dhe Shqipëria kanë punuar shumë për  vitin e kaluar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta, të cilat kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Të dy vendet, tha ai, filluan të flasin për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish-Durrës dhe Beograd-Podgoricë-Tiranë-Shkodër.

Përsa i përket ndeshjes, Vuçiç tha se i uron sukses kombëtares serbe dhe i kërkoi të luftojnë për flamurin.

"Lojëtarët tanë kërkojnë sukses dhe fitore. Por mbi të gjitha, përpara se t'u kërkoj të luftojnë për flamurin e Serbisë, pa marrë parasysh nëse do të fitojnë apo do ta humbasin ndeshjen, unë dua t'u uroj më shumë fitore në të ardhmen”.

Lapsi.al e paralajmëroi që dje anullimin e ardhjes së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Elbasan. Burime të lapsi.al në Beograd thanë se ai dëshiron të shmangë lidhjen e tij me një humbje të mundshme të kombëtares serbe, për shkak se beson që ky fakt mund të ndikojë politikisht, veçanërisht në këto kohë kur ai po përgatit zgjedhjet e përgjithshme. Lapsi.al