• |
ide | kryesore

Qëllohet me thikë amerikani hero që shmangu sulmin terrorist në trenin e Francës

Arkiva, Planet
56fdfa093d5e50a4efb809674b0acf43.jpg



Spencer Stone, një nga tre heronjtë amerikanë që tre javë më parë shmangu një sulm terrorist në trenin që udhëtonte nga Amsterdami në Paris, është plagosur. Ai u qëllua me thikë në Kaliforni, në rrethana ende të paqarta, transmeton NBC. Stone u nderua me “Urdhërin e Kalorësit” nga presidenti francez Hollande, pasi bashkë me 3 persona të tjerë arriti të bllokonte një maroken që qëlloi me automatik mbi pasagjerët. Lapsi.al