• |
ide | kryesore

Rigelta, motra e Hysajt, volejbolliste në Itali

Arkiva, Paparazzi
rigelta.jpg


Në familjen e Elseid Hysajt sporti është një diçka e zakonshme. Shembulli është e motra Rigelta 16 vjeç, e cila luan volejboll dhe është bërë pjesë e ekipit Pozzuoli, që garon në Serinë C.

“Futbollin e ndjek dhe natyrisht mbështes vëllain tim që luan me Napolin, por pasioni im është volejbolli, që e ushtroj prej 6 vitesh dhe është  një mënyrë ku shkarkoj të gjithë gritën timë” e nis rrëfimin e saj për gazetën “Il Mattino” motra e futbollistit të njohur shqiptar.

Ajo të premten zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën dhe në palestërn e ekipit ishte e gjithë familja.

“Rigelta është e zonja dhe shumë e vendosur kur zbret në parket ku do të fitojë gjithmonë” – thotë mbrojtësi i Napolit.

Rigelta e nisi karrierën në Shkodër dhe shumë shpejt u bë pjesë e përfaqësueseve të moshave.

“Luaj në qendër edhe pse kam provuar disa role me kalimin e viteve, por në qendër jam përshtatur më mirë” – sqaron Rigelta.

Ajo është vlerësuar nga drejtuesit e ekipit që synojnë të zhvillojnë një sezon më të mirë falë edhe talentit të Rigelta Hysajt./sportal.al

Gazeta Hysaj