• |
ide | kryesore

Sonila Meço jep lajmin e mbylljes së Agon Channel

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Gazetarja që pushtoi ekranin italo-shqiptar, me programe e lajme nga mëngjesi në darkë, i ka thënë Mirupafshim aventurës në televizionin ku u zhvendos pas largimit në vitin 2013 nga Abc News. Sonila Meço, atë kohë mori me vete dhe bashkëshortin e saj Drinin dhe të dy, u kthyen në krahun e djathtë të Francesco Becchetti-t. Biznesmeni italian u vuri në dispozicion gjithçka, madje dhe vetë stafi u përzgjodh nga çifti në fjalë, deri sa sot, Sonila e njohur ndryshe si fytyra e Agon Channel, ka dhënë lajmin që sigurisht nuk do të donte ta besonte.

E vërteta është që sot (e shtunë), sipas njoftimeve të Agon Channel, OSHEE ka vendosur t’i presë dritat kanalit që u mor me denoncimin e informalitetit, korrupsionit e skandaleve të qeverisë Rama. Në kushtet kur pronari Becchetti është në kërkim për pastrim parash, ky televizion që edhe punonjësit i ka ende pa paguar, do të mbyllë transmetimet për një kohë të pa caktuar. Ose e thënë ndryshe, sipas Sonilës, deri kur të ndërrohen pushtetet.