• |
ide | kryesore

Vera, Alketa, Irena dhe Albëria, pozojnë nëpër shkallë si adoleshente

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Suksesi që po përjetojnë çdo të hënë në “Dance With Me”, duket se i ka shfrenuar femrat e buzëqeshura të spektaklit të kërcimit. Gjithnjë në formë e miqësore, dyshja e producenteve shfaqen krah kastit të shfaqjes, nëpër foto që shpërndajnë në rrjetet sociale. Këto prapaskena mbeten edhe më pikantet!

Si për të sfiduar moshën, regjisorja Grabocka, prezantuesja Vejsiu dhe dy konkurentet Irena Kita e Albërie Hadërgjonaj, janë ulur shkallëve të Tv Klan dhe kanë sjellë këtë moment, që të ngjan me ato pozat e gjimnazisteve, në pushimin e madh.