• |
ide | kryesore

6 muaj burg për Ezio Greggio, por do të paguajë vetëm 45 mijë euro

Arkiva, Paparazzi
greggio-patteggiamento.jpg


6 muaj burg janë konvertuar në një gjobë prej 45 mijë eurosh. Ky është dënimi për aktorin italian Ezio Greggio i akuzuar për mashtrim me taksat. Drejtuesi i famshëm i “Striscia la notizia” ka bërë marrëveshje me gjykatën pas një procesi të nisur që në vitin 2013. Vetëm një ditë më parë Gjykata e Monzës dha pëlqimin për gjobën në fjalë. Ai u akuzua për mos deklarim të 23 milion eurove të marra nga Mediaset nga viti 2009 në vitin 2013. E gjitha për shitjen e të drejtave të imazhit një kompanie me bazë në Irlandë dhe të deklaruar në Monako. Këtyre iu shtuan edhe blerja e një helikopteri 3.5 milion euro dhe që të padeklaruar./lapsi.al/