• |
ide | kryesore

Agron Llakaj nuk e fsheh moshën, shfaqet me thinja dhe syze

Arkiva, Paparazzi
grronja.jpeg


Brenda një kohe të shkurtër, gjithçka ka ndryshuar. Përpos herëve që maskohet nga truku i personazheve, në origjinal, Agron Llakaj ka pësuar një plakje të dukshme në pamjen e tij. Nga koha kur u shfaq si anëtar jurie sezonin e shkuar tek “Tu si Que Vales”, sot, vetëm pak muaj më vonë, aktori i humorit shihet plotë thinja dhe me syze. Megjithatë, pavarësisht se në jetë është gjyshi i një mbese, vitet që ikin nuk e kanë penguar drejtuesin e “Al Pazar” të mbetet energjik në skenë, po aq sa dikur në rininë e tij.