• |
ide | kryesore

Albërie Hadërgjonaj: ‘Dance With Me’ më bëri për spital

Arkiva, Paparazzi
alberia.jpg


Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka përfunduar në spital. Siç ka njoftuar vetë  ajo, lodhja që po kalon këto kohë me angazhimin e saj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me” e ka dëmtuar fizikisht. “Ajo që shkoni ju çdo të hënë në ‘Dance with me’ na bën edhe për spital. Ishte një gjendje plogështie që më drejtoi në urgjencë por çdo gjë kaloi shumë mirë” u ka rrëfyer Albëria ndjekësve të saj në Instagram. Duket se këtë çift e ndjek “syri i keq”. Kujtojmë se disa javë më parë ishte partneri i Albëries, Veseli që pati një incident gjatë provave që e çoi në spital gjithashtu.