• |
ide | kryesore

Floriana Garo: Ju tregoj si e nisa karrierën në televizon (video)

Arkiva, Paparazzi
floriana.jpg


Prezantuesja Floriana Garo ka vendosur të tregojë për fillimet e saj në ekranin e vogël. Historia e Florianës duhet thënë se është e “shkurtër” pasi ajo e ka nisur rrugëtimin e saj mediatik, pikërisht aty ku shfaqet edhe sot, në televizionin “Klan”. Përmes një videoje të ndarë me miqtë virtualë në llogarinë e “Facebook”, Garo në bën me dije se puna e saj si prezantuese ka nisur 5 vite më parë. “Për ata që janë kuriozë se si e kam nisur unë karrierën në televizion!”, ka shënuar ajo. Në video shohim një Florianë bionde por me të njëjtën buzëqeshje shkëlqyese. Sot 28- vjeçarja është autore e moderatore e programit “Jo vetëm modë” e po ashtu edhe prezantuesja e motit.