• |
ide | kryesore

Ja si i pret Greta Koçi zgjedhjet e rinisë në shkallët e PD-së

Arkiva, Paparazzi
greta1.jpg


Forumi Rinor i Partisë Demokratike shpalli sot hapjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe drejtuesve të tjerë të kësaj strukture. Kjo është sigurisht një ditë e shënuar për këngëtaren Greta Koçi e cila aktualisht mban postin e nënkryetares së FRPD-së. Veshur “casual” ajo është paraqitur sot pranë selisë së partisë, për të qenë pjesë e debateve të fushatës. Nuk dihet ende nëse këngëtarja do të rikonfrmohet në detyrën e saj apo synon për më lart. Dhe si për të nisur edhe vetë fushatën personale, Greta ka përshëndetur miqtë e saj në Instagram duke i rrëfyer atyre se e pret një ditë e ngarkuar me punë.