• |
ide | kryesore

Qëllohet me vezë në rrugë zv/ministri Petrit Selimi (VIDEO)

I pakategorizuar
petrit.png


Lëvizja Vetëvendosje nuk ndalet. Aktivistët e saj kanë qëlluar me vezë edhe zv/ministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimin. Ata e sulmuan atë në rrugë. Vetëvendosje ka paralajmëruar për përshkallëzim të protestës, pasi kundërshton marrëveshjen Prishtinë – Beograd për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe ndarjen e kufirit me Malin e Zi. Pak ditë më parë deputetët e saj qëlluan me vezë në kuvend kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa javën e shkuar hodhën gaz lotsjellës në sallën e seancave plenare. Për këtë arsye policia ndaloi dy ditë më parë Albin Kurtin, një veprim që u shoqërua me protesta të dhunshme të aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët u përleshën me policinë. Lapsi.al

 

Momenti kur sulmohet me vezë zv. ministri Petrit Selimi

Posted by Koha.net on wednesday, October 14, 2015