• |
ide | kryesore

Vajzat (ose gratë) që qëndrojnë pas futbollistëve të Kombëtares

Arkiva, Paparazzi
hysaj.png


Elis Hysaj dhe Miss Shqipëria

 

hysaj

Elis Hysaj është 23 vjeç dhe luan si mbrojtës i djathtë dhe i majtë me Napolin në Itali. Ai është prej tre vjetësh pjesë e Kombëtares. Kur ishte 14 vjeç familja e tij emigroi ne Itali  ku ai u rrit si futbollist. Më parë ka luajtur për Empolin. Ndërkohë Fiorenza Lekstakaj, është shpallur Miss Shqipëria në kalanë e Bylisit, me vota unanime nga e gjithë juria.  Ajo jeton prej vitesh në Itali. Historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me një dasmë të madhe përpara një viti. Pas fitores, ajo i ka bërë një dedikim të veçantë  bashkëshortit duke i shkruar “Jam krenare për ty”. Nuk mund të ishte ndryshe.

Arkitektja italiane që ndërtoi plane të reja me Lorikun

cana

Një histori tipike dashurie, nga ato që të duken sikur i ke parë nëpër filma. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shëmbime numrash, sms të shpeshta, takime për kafe,  darka gjysmë flirtuese gjysmë romantike dhe që mbaron me një dasëm në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali. Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monica, për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën tek Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ja ndante sytë. ‘Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte” tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, fillojë të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër Monika e pazhveshur nga paragjykimet raciste ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar. “Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve” tregon sot gruaja e kapitenit të kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatu të madhe me shqiponjën dy krenare. Cana, ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar. Ai ka thënë që kishte dashur gjithmonë një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monica-n vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditat. Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më  parë. Prova që ai do rritet si shqiptar, nis me emrin me origjinë ilire, Boiken.

Migjen Basha, një muaj të dytë mjalti në Paris (nëse lejohet)

Untitled

Djali nga Suhareka i lindur në Zvicër, që sezonin e fundit është kthyer të luajë për qytetin e lindjes, Lozanën, është martuar në vitin 2013 me një vajzë shqiptare. “Kur po bënim plane për pushimet vjet, bashkëshortja më tha të shkonin në Paris disa ditë. Lëre Parisin, i thashë, ndoshta shkojmë vitin tjetër”, ka thënë gjatë emisionit Opinion 28 vjeçari, për të treguar që ai e priste kualifikimin e Shqipërisë. Çifti ka një vajzë, Alisian.

Hamdi Salihi dhe Rosela, kur janë bashkë ata të dy

salihi

E dashura e hershme e futbollistit 31 vjeçar Hamdi Salihi, Rosela ka studiuar për farmaci në New York, kur në fillim i është dashur asaj të shkojë në Vjenë për të parë të dashurin që luante me Rapidin dhe më pas ka qenë ai që është afruar kur shkoi të luante në Shtetet e Bashkuara për DC United. Hajmalia e futbollistit shkodran, siç e ka quajtur ai të fejuarën që i sillte fat në ndeshjet në Vjenë, është vajza e volejbollistit të Vllaznisë dhe Kombëtares, Mark Krroqi.

Andi Lila dhe Ornela e bukur

lila

“Sebepi” më i madh për të ndarë jetën private me ndjekësit, për futbollistin nga Kavaja, është djali i tij i vogël, Ayan, por Ayan nuk do të ishte, nëse nuk do të qe Ornela. Vajza e bukur bionde i ka rrëmbyer zemrën prej kohësh 26 vjeçarit nga Kavaja që luan në Itali. Janë bashkë prej disa vitesh dhe që nga marsi ndajnë gëzimin e madh që u fal fruti i kësaj dashurie. Nëse nuk e keni parë familjen Lila ja një foto nga 1 qershori i parë i të birit. Është e qartë që ai është një nga pasionet më të mëdha tashmë të futbollistit.

Arlind Ajeti dhe Pranvera shqiptare

ajeti

I lindur në Zvicër, Bazel, ku edhe luan me skuadrën vendase, Arlind Ajeti ka zgjedhur një vajzë shqiptare për të kaluar jetën. Vetëm 22 vjeç dhe ka arritur të jetë pjesë e kombëtares, por nuk është ky i vetmi hap i madh i hedhur në moshë të re. Në qershor ai është martuar me të dashurën e tij, Pranverën, në një dasmë intime dhe menjëherë më pas është nisur për të luajtur kundër Francës.

Tefik dhe Irsa Osmani, serenatë korçare

osmani

Janë të dy nga qyteti i Korçës, ku edhe jetojnë, ku Tefiku luan me Skëndërbeun e ku rriten binjakët e tyre, të lindur në shkurt të 2013-ës, Irti dhe Teo. Tefiku dhe vajza me “syçka” blu janë martuar në vitin 2012.

Përjashtimi bombë

gjimshiti2

Po flasim për bashkëshortet e futbollistëve, por për Gjimshitin po bëjmë një përjashtim. 22 vjeçari Berat Gjimshiti që jeton dhe luan në Zyrih, me 190 cm e tij dhe  portretin simpatik, nuk të habit fare që ka në krah një të dashur super seksi. Modelja  Alisa Menkovic nga Serbia, jeton me Beratin në Zyrih dhe në çdo foto duket edhe më e bukur. Me siguri do e pranoni përjashtimin.

Erjon Bogdani dhe Rosela, një histori edhe nga pankina

bogdani

Dashuria e jetës së Erjon Bogdanit, ndihmëstrajnerit të dytë të Kombëtares dhe golashënuesit më të mirë të saj, mban emrin Rosela Arriodante. Ajo është e bukur, modele dhe juriste italiane. Ata e kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë madhështore në Napoli në 6 qershor 2010 dhe muajin e mjaltit e kaluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 38 vjeçari dhe gruaja e tij 34 vjeçare nga Salerno, janë prindër të një djali, Alessandro-s.

Revista Class