• |
ide | kryesore

Zogu Tiranës boton libër, për magjinë e të qenit femër

Arkiva, Paparazzi
zogu hapje.jpeg


Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu, nofkë e vendosur nga mentori i tij Aldon Lipe, ka shënuar një tjetër arritje në karrierë. As më shumë e as më pak, se sa autori i një libri të cilin e ka titulluar “Magjia Femërore”. Njohuria që shfaq çdo mëngjes në “Aldo Morning Show” për seksin e kundërt, duket se bënë që Zogu mos t’i mbajë për vete eksperiencat e tij me femrat, por t’i përjetësojë ato në print. Kopertina mbetet qershia mbi tortë! Prezantuesja e ëmbël Rudina Magjistari është përzgjedhur nga Zogu Tiranës, të jetë fytyra prezantuese e librit të tij të parë, që pritet të promovohet këtë fund tetori.