• |
ide | kryesore

Çfarë kanë të përbashkët ish-kryeministri Berisha dhe ish-zëdhënësja Laura Vorpsi?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Përveç se janë të dy Ish, referuar përiudhës kur Sali Berisha ishte kryetar dhe Laura zëdhënëse e PD-së, lideri historik i së djathtës dhe pedagogia e juridikut, kanë lindur në të njëjtën ditë! E nëse Berisha e lajmëroi 71-vjetorin në facebook ku mori shumë urime nga ndjekësit, bukuroshja Laura Vorpsi u shfaq në IG në një foto të veçantë krah babait të saj, i cili po ashtu feston ditëlindjen. Në formën e gjëegjëzës Laura nuk tregon moshën, por shkruan: "Unë dhe bushi ime, të dy bashkë bëjmë sot plot 111 vjeç!"