• |
ide | kryesore

Hashash apo cigare? Luana Vjollca ka disa fjalë për foton ku tymos

Arkiva, Paparazzi
luana vjollca hashash.jpg


Kërkoi vëmendjen e fansave dhe jo vetëm… E lënduar nga titujt e publikuar sot në media, prezantuesja sexy e TCH ka shfaqur anën e saj të brishtë duke sqaruar se pamja me tym nëpër buzë, ishte thjeshtë për gallatë. Luana Vjollca mohon kategorikisht se kjo cigare është hashash. Madje, 25-vjeçarja rrëfen se njerëzit me varësi të tilla i gjykon. Ish-prezantuesja e motit ka dhe një mesazh për të qëndruar larg shoqërisë e veseve të tilla, pasi dhe ajo ka zgjedhur të jetojë pastër. 

Reagimi i plotë i Luanës në IG: “Asnjehere gjate gjithe ketyre viteve pavarsisht sa shume me kane cenuar e madje dhe lenduar lajme te paverteta skam zgjedhur ti demantoj publikisht sepse mesova qe “ata” kete pune kane. Nuk zgjohem dot sot te shoh kete lajm kete titull kete foto timen te perkthyer sipas menyres se tyre dhe mos flas !! “Kete shembull nga une” !! Sepse kjo sjam une! Sepse une jam kundra,si askush,cdo lloj vesi te tille! Madje shkoj deri atje sa i gjykoj njerezit per te tilla vese! Ata e dine. Kjo eshte nje cigare,duket qarte,e fakti qe se pi kurre me shtyu ta postoj ne snapchat per gallate nje video.Por harrova qe ketu tendenca per te te bere cfare sje eshte me e madhe se cdo lloj deshire tjeter njerezore vetem e vetem qe edhe une te jem si “ata”. Por sjam! Ndaj mesazhi im eshte te jeni ndryshe,te jetoni paster,mos ti bashkoheni kesaj shoqerie,ketyre veseve!!! Mos te konsumoni kurre te tilla “pislliqe” pavarsisht gjithe presionit te madh qe do keni nga ata qe ju rrethojne.Do ju thone eshte normale,ti qe se pi sje normale. Atehere zgjidh “mos te jesh normale” !! Une kete kam zgjedhur e keto lajme se ndryshojne dot faktin qe une jetoj paster pa asgje te tille ne jeten time,” – përfundon prezantuesja.