• |
ide | kryesore

Arrestohet hakeri kosovar që vodhi të sekretet e SHBA për ISIS

I pakategorizuar
Ferizi Ardit.jpg


Policia malajziane arrestoi një shqiptar nën akuzësn se ka vjedhur të dhëna sekrete të ushtrisë amerikane dhe punonjësve federalë për llogari të ISIS. 

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se shqiptari është identifikuar si Ardit Ferizi, një 20 –vjeçar nga Kosova. Ai ka arritur të vjedhë të dhënat e më shumë se 1 mijë personave, pjesë e personelit të ushtrisë amerikane dhe të punonjëve federal.

Ferizi është arrestuar më 15 shtator, tha shefi i policisë malajziane, Khalid Abu Bakar. Sipas tij, hetimet kanë provuar se ai ishte në kontakt me drejtues të ISIS në Siri.

“Hetimet zbuluan se ai komunikonte me krahun e djathtë të liderit të ISIS për të vjedhur me anë të piraterisë kompjuterike disa informacione në serveat e personelit të sigurisë së SHBA –ve në Malajzi. Këto të dhëna ai ia tranferonte më pas grupit operacional të ISIS”, u shpreh ai.

Ferizi, i cili kishte hyrë në Malajzi në gusht të vitit 2014 për të studiuar shkenca kompjuterike dhe mjekësi ligjore në një institute privat në Kuala Lampur, do të dalë përpara gjyqit përpara se të ekstradohet për në SHBA, në Distriktin e Virxhinia. Nëse do të shpallet fajtor, ai rrezikon të dënohet me 35 vjet burg.

Ferizi, i njohur me pseudonimin "Th3Dir3ctorY," besohet të jetë lideri i një grupi hakerash kosovarë, të “Kosova Hacker's Security”.

Mes qershorit dhe gushtit të 2015 –ës, Ferizi dyshohet se ia dha informacionet e vjedhura Junaid Hussain-it, i njohur gjithashtu si Abu Hussain al-Britani, një prej anëtarëve kryesore të ISIS dhe haker i njohur, i cili besohet se u vra në fund të gushtt. Në fillim të gushtit Hussain postoi një tweet me titullin “E RE: Ushtria dhe qeveria amerikane u hakerkuan nga Divizioni i Hakerave të Shtetit Islamik”. Ky postim përbante adresën (link) e një dokumenti prej 30 faqesh.

Ky dokument thoshte, pak a shumë: “Ne jemi në e-mailet dhe sistemet tuaja kompjuterike, duke parë dhe regjistruar çdo lëvizje tuajën, ne kemi emrat dhe adresat tuaja, ne jemi në e-mailet dhe llogaritë tuaja në rrjetet sociale, ne po nxjerrim të dhëna konfidenciale dhe po ua kalojmë ato ushtarëve të kalifatit, të cilët së shpejti, me lejen e Allahut, do të godasin në qafën tuaj, në tokat tuaja”.

Postimi kishte për qëllim që të gjente mbështetës të ISIS në SHBA dhe në vende të tjera, që të inkurajonte akte terroriste kundër këtyre personave që gjendeshin në listën e vjedhur të ushtrisë dhe punonjësve qeveritarë të SHBA –ve.

“Ky është rasti i parë i tillë, me të tilla akuza, ne po kërkojmë ta bëjmë përgjegjës Ferizin për vjedhjen e informacionit dhe rolin e tij në sulmin e ISIS kundër personelit të ushtrisë dhe qeverisë amerikane. Ky arrrestim demonstron vendosmërinë tonë për t’u përballur me përpjekjet e ISIS për të sulmuar SHBA, në çfarëdolloj forme”, deklaroi ndihmës prokuori i përgjithshëm për sigurinë kombëtare në SHBA, John P. Carlin. 

Ardit Ferizi ka edhe një llogari në rrjetin social Facebook. Në postimet e tij ai ka edhe materiale për Sirinë. Lapsi.al