• |
ide | kryesore

Bashkëshorti i Nora Istrefit mohon atësinë e vajzës

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Robert Berisha ka reaguar duke mohuar lajmin e publikuar sot nga portali Telegrafi se ai ka një fëmijë tjetër përpara vogëlushes Rene, me këngëtaren Nora Istrefi. Bashkëshorti i Norës nuk ka mohuar lidhjen me nënën e vajzës së pretenduar nga media si e tija, e cila jeton në Angli dhe është 9-vjeç. Por, Roberti ka thënë se “Nëse vazhdojnë tendencat negative, unë do të padis kompaninë e prezervativëve”- deklaroi muzikanti për Express.

“Gruan time e dua shumë, është femra më e bukur në botë për mua. Me të kam një vajzë që për mua e ka vlerën më të madhe se vetë jeta ime”, ka thënë ai për Norën dhe vajzën e tyre të vogël, Renee. Kujtojmë se Roberti dhe Nora janë martuar vitin që shkoi, pas një marrëdhënieje të gjatë dhe janë bërë prinder në maj të këtij viti.