• |
ide | kryesore

Berat Buzhala: Ardit Ferizi sulmonte faqen e Express sa herë shkruanim për ISIS

I pakategorizuar
ardit_ferizi_isis_hacker-police_dept_pic-161015 (1).jpg


Arrestimi i Ardit Ferizit, hakerit nga Kosova që vidhte informacionet e personelit të ushtrisë dhe qeverisë amerikane dhe ia kalonte ISIS –it është përhapur me shpejtësi në mbarë botën. Në Kosovë, Ferizi rezulton i njohur si pirat kompjuterik. Gazetari dhe analisti Berat Buzhala, një prej drejtuesve të gazetës Express, thotë e emrin e tij ia ka referuar disa herë policisë së Kosovës. Sipas tij, Ferizi sulmonte faqen e gazetës online sa herë ajo shkruante për ISIS. Buzhala thotë se ka komunikuar disa herë me të personalisht dhe se ai kërkonte që të tregoheshin më të kujdesshëm për çfarë shkruanin. Lapsi.al