• |
ide | kryesore

Burri i Nora Istrefit ka fëmijë jashtë martese, këngëtarja e di

Arkiva, Paparazzi
nora-635x380.png


Robert Berisha është bashkëshorti i këngëtares kosovare Nora Istrefi. Ata janë martuar një vit më parë, në një ceremoni të bujshme. Disa muaj më vonë çifti u bë me vajzë. Renee është fëmija i parë për Norën, por jo për Robertin. Agjencia kosovare e lajmeve ‘Telegraf” ka zbuluar se bashkëshorti i Norës ka dhe një vajzë tjetër. Ajo është tashmë 9 vjeçe dhe jeton në Londër me të ëmën. Mësohet se Roberti ka pasur një lidhje dashurie me nënën e së voglës, përpara se të njihej me Norën. Sipas “Telegrafi-t”, këngëtarja ka qenë gjithmonë në dijeni dhe e ka pranuar prej vitesh këtë fakt.