• |
ide | kryesore

Zënka mes Sarës dhe Ledionit

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Një nga arsyet pse çifti i Top Media-s nuk u pa bashkë i shoqëruar në mbrëmjen e inagurimit të ambienteve të reja të Top Channel, mund të jetë pikërisht një zënkë që Sara dhe Ledioni kanë patur në “Crazy Calvin”, natën kur Kombëtarja festonte kualifikimin. Newsbomb shkruan se ka fiksuar momentin kur çifti kanë konsumuar zënkën me zë të lartë në prani të shumë njerëzve edhe pse muzika ka qenë e lartë. Ata ndejtën shumë pak në festën e Kombëtares dhe më pas janë larguar, ku mërzia në portretin e Sarës dukej qartë, raporton portali. Nuk dihet nëse ka diçka serioze në këtë lajm megjithë surprizën e mbrëmshme ku Sara dhe Ledioni, sipas të pranishëmve në festën e Top-it, nuk qëndruan asnjë moment bashkë.