• |
ide | kryesore

Ledioni pranë Sarës në ditëlindjen e Lorit, mungon Arbana

Arkiva, Paparazzi
jonida2-540x641.jpg


Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbledhur miqtë e saj më të mirë, në një party që nga fotot duket të ketë qenë shumë argëtuese. Duke qenë se vetë Lori e ka mbyllur Instagramin e saj, pozat e festës janë bërë publike nga të ftuarit. Ajo që bie menjëherë në sy është prania e Ledionit, i cili buzëqesh afër të dashurës së tij Sara Hoxha, vajza tjetër e themeluesit të Top Medias. Pasi u përfol ndarja e tyre për shkak të distancës që mbajtën në inagurimin e ambienteve të reja të Top Channel, fotot nga festa e Lorit vijnë si përgënjeshtrim nga çifti. Të ftuarit e tjerë ishin emra të televionit si Eno Popi, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, e dashura e Ledri Vulës Adela Sollaku etj. Ajo çka ra tjetër në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani, dikur shumë e afërt trashëgimtaren e Top-it.