• |
ide | kryesore

Sa paguan Aurela Hoxha dhe Morena Taraku për të takuar yjet në Milano, amFAR?

Arkiva, Paparazzi
aumorena-1.PNG


Paraqitja e dy bukurosheve shqiptare muajin e shkuar në mbrëmjen e bamirësisë amFAR në Milano, ka bërë që gazeta Express t’i futet kërkimeve për të mësuar çmimin e biletës që modelet paguan për të qenë pjesë e eventit. Gala-ja që mbahet me qëllim mbledhjen e fondeve për zbulimin e kurave të reja kundër Aids, mbledh personazhe të famshëm botërorë, me qëllim promovimin e kësaj nisme. Por, krahas atyre që marrin ftesë sepse janë vërtetë yje, ka nga ata që e blejnë biletën dhe sipas gazetës Express, Aurela dhe ish-miss Kosova, Morena Taraku, kanë paguar nga 3 mijë deri 5 mijë euro për person. A ja vlejti një çmim i tillë për të figuruar në tapetin e kuq të kësaj mbrëmje?