• |
ide | kryesore

Princi William flet për vdekjen e Ledi Dianës: Humbja, eksperinca më e rëndë që kam provuar

Arkiva, Paparazzi
princess-diana-and-prince-william-at-the-wimbledon-ladies-final.jpg


Princi William ka folur për herë të parë publikisht për vdekjen e nënës së tij Diana. Ai ka mbajtur një fjalim prekës gjatë një darke në “Whitehall”, me rastin e 21- vjetorit të "Child Bereavement UK", fondacionit të themeluar nga Ledi Diana në ndihmë të prindërve që kanë humbur fëmijët ose atyre që kanë pasur zi në familje. “Nëna ime ishte e vendosur të ndihmote ata që kanë nevojë dhe do të ishte tejet krenare sicc jam edhe unë, për të gjithë punën që është bërë. 21 vjet më parë, nëna ime ishte e pranishme në themelimin e këtij fondacioni. Sot, 15 vjet më vonë jam i nderuar që mora ftesën për të qenë drejtuesi i tij. Humbja e një njeriu të familjes është eksperinca më e rëndë që mund të provojë dikush”, ka thënë princi i Anglisë. Sicc shkruan “The Press Association”, më tej William ka dhënë vlerësimin e tij për vullnetarët e punonjësit për kontributin pozitiv që kanë dhënë në familjet që humbin një anëtar. Mbreti i ardhshëm i Anglisë, u shpreh se tani që është bërë baba e kupton edhe më shumë rëndësinë e kësaj.