• |
ide | kryesore

Enca feston ditëlindjen në party private, por të ftuarit mezi i kujtojnë emrin (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Mediat rozë raportuan për një ditëlindje me detaje luksi që këngëtarja po feston në dy ditë. Atmosfera në mbrëmjen e djeshme, sipas fotove e videove të shpërndara në rrjetet sociale, u duk krejt e çmendur për 20-vjeçaren, e cila kishte mbledhur miq e bashkëpuntorë në një resort afër Tiranës.

Përpara shfaqjes për të pranishmit në festën private dhe publikut, që iu shpërnda video në IG ku këngëtarja dridhte b*thën, ishte momenti i tortës që u shoqërua me këngën e njohur të ditëlindjes. Të ftuarit tentuan të urojnë mikeshën e tyre, por në videon që lapsi.al ju servir, me sa shihet, kur vjen rradha për të përmendur emrin e personit që ka ditëlindjen, pra Encës, ata ndërpresin këngën a thua se nuk janë mbledhur aty për të uruar mikeshën e tyre. “Happy birthday to…E…” dëgjohet në videon më poshtë postuar nga ata që Enca 20-vjeçare, duket se i mori për dekor, veç fishekzjarrëve pompozë të festës.