• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e FRPD-së mbarojnë në nëntor, Greta Koçi: Soni Malaj më uroi për fitoren

Arkiva, Paparazzi
gretaaa.jpg


Njëra prej kandidateve për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, e quan garën të mbaruar. Këngëtarja Greta Koçi duket sikur ka harruar që për të zgjedhur kryetarin e ri të FRPD-së duhet fillimisht të votohet. Asaj i duket që tani se e ka fituar postin, aq sa shpërndan edhe urimet e miqve. Greta ka publikuar një video në "Instagram" në të cilën shfaqet këngëtarja Soni Malaj. Soni i uron Gretës suksese në garën për Forumin. Sakaq kandidatja 24- vjeçare shkruan: Urimi për fitoren time në Krye të FRPD më ka ardhur dhe nga mikja ime Soni Malaj! Flm me zemër Soni. Mirëpo deri në shpalljen e fituesit që do të drejtojë të rinjtë e Partisë Demokratike, duhet të kalojë më së paku edhe një muaj.