• |
ide | kryesore

U arrestua si militant i ISIS, ekspertiza e nxjerrë të çmendur 18-vjeçarin

I pakategorizuar
krimet-e-renda-c1200x600.jpg


Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lirojë nga akuzat 18-vjecarin, Julian Çela, që u arrestua si militant i ISIS.

Pasnjë ekspertize psikiatrike, Çela ka dalë me probleme mendore. Arrestimi i tij u krye 7 muaj më parë, ndërkohë që ai është riatdhesuar nga autoritet greke në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në burg i riu shfaqi probleme mendore, prandaj hetuesit kërkuan kërkuar kryerjen e një ekspertizë psikologjike.

Nga kjo e fundit rezultoi se ai s’është i aftë mendërisht. 18-vjecari u arrestua pas monitorimit që i është bërë adresës së tij në Facebook.

Julian Çela kishte publikuar disa statuse me përmbajtje ekstreme, që përhapnin propagandën e organizatës terroriste ISIS. Po kështu ai bënte thirrje për të shkuar dhe luftuar në Siri. /Lapsi.al