• |
ide | kryesore

Beyonce një shefe e keqe, ja si e trajton asistenten (video)

Arkiva, Paparazzi
181957_636x357.jpg


Ylli i muzikës pop Beyonce shfaqet gjithnjë rrëzëllistëse. Veç pamjes së saj që është e kuruar deri në detaje, këngëtares i jep shkëlqim sidomos buzëqeshja dhe ëmbëlsia që tregon përpara objektivit të kamerave apo aparatëve. Të njëjtën sjellje standarde ajo përdori edhe në tapetin e kuq të fundit në "TIDALx1020 Party", gjatë së martës. Mirëpo ka mjaftuar një sekondë dhe lëvizja e cepit të buzëve, për të shfaqur një anë tjetër të artistes. Teksa asistentja e saj personale po i rregullon fustanin, dhe Beyonce buzëqesh për të pranishmit, ndodh e papritura. Gjithmonë duke buzëqeshur dhe duke lëvizur vetëm cepin e buzëqeve, këngëtarja i thotë asistentes "stope it" (mjaft), dhe vajza shihet të sprapset menjëherë. Kjo video e shpërndarë fillimisht në Instagram e tashmë edhe në Youtube, ka marrë mijëra komenteku këngëtarja kritikohet por ka dhe nga ata që e mbrojnë duke nënvizuar se nuk shohin asgjë të keqe.