E pranishme në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që po mbahet aktualisht në Madrid, krah përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, bukuroshja e PD-së Laura Vorpsi ka përfituar nga rasti për të bërë një selfie me atë që siç është shprehur, e ka model të femrës në politikë. Por me sa duket në foto, kaosi në korridore nuk e ka penguar Laurën të çajë mes turmës, për t’u ndalur drejt e përpara Kancelares Merkel. Pasi ka bllokuar për pak sekonda qarkullimin e kongresmenëve që zhvendoseshin nga njëra sallë tek tjetra, shkathtësia e Laurës duket se ia vlejti, sepse selfie u realizua me sukses.
Laura Vorpsi “bllokon qarkullimin” për një selfie me Merkelin
Arkiva, Paparazzi
![image.jpeg](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2015/10/image_117.jpeg)