• |
ide | kryesore

Tuna flet për ndarje, por bën ‘selfie’ në makinën e Cozman

Arkiva, Paparazzi
tuna_813567031.jpg


Këngëtarja Altuna Sejdi pak këtë javë foli për herë të parë rreth ndarjes së saj. Në një intervistë për "Anabel" ajo u shpreh se jeta vazhdon megjithëse njerëzi ndahen e bashkohen. "Njërëzit ndahen, bashkohen, ndahen, prapë bashkohen… jeta vazhdon", është shprehur këngëtarja. Ne ndarjen e dimë, pasi u përfol gjatë në media. Mirëpo ajo që mund të mos dime ende qartazi është bashkimi. Mediat kosovare shkruajnë se gjatë pasidtes të së mërkurës Tuna është parë teksa shëtiste me makinë me reperin Cozman në Kosovë. Dhe si për ta vërtetuar këtë, ajo dje ka publikuar një 'selfie' të bërë pikërisht nga makina tip "Range Rover", që mendohet të jetë e të dashurit të saj Cozman.