• |
ide | kryesore

Haradinaj ultimatum Mustafës: Dorëhiqu ose vazhdojmë përballjen me protesta

I pakategorizuar
haradinaj-tha-ccedil-i-e-mustafa-nuk-e-kan-euml-gjat-euml-video_hd.jpg


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka shpalosur tre qëndrimet e partisë së tij lidhur me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, por edhe protestat jashtë tij.
 
Sipas Haradinajt, këmbëngulja e qeverisë për t’ju ikur gabimeve që është Asociacioni e Demarkacioni me përdorimin e metodave të tyre duke shpifur ka krijuar situata të pa qena.
 
“ Ne vërtetë i kemi shfrytëzua të gjithë mekanizmat që i parashikon demokracia për me i sensibilizua. Janë injorua gupet parlamentare të opozitës”, ka thënë Haradinaj.
 
Si qëndrim të tyre të dytë Haradinaj ka shtuar se pasojat e marrëveshjeve janë më afatgjata se sa mandati i kësaj qeverie.
 
“ Janë dëme të pa riparueshme nëse fuqizohet. AAK-ja do të vazhdojë në këtë mënyrë bashkë me opozitën. Përballja do të vazhdojë deri në tërheqje të marrëveshjeve ose dorëheqjen e qeverisë. Dje pamë se si mund të sulmohet opozita por nuk pamë që mund të përballen me dëmet që i bëjnë këto marrëveshje”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se fjala seancë nuk përputhet, thjesht ishte takim i koalicionit pa i informua gupet parlamentare të tjera.
 
Haradinaj më pas shtoi se sa për metoda dje e treguam që jemi të vendosur që këto marrëveshje nuk do të kalojnë.
 
“Në parlament ka pas më shumë policë se deputet. Kryeministri Mustafa prandaj sot duhet të jap dorëheqje, ose përballja do të vazhdojë në Kuvend e në rrugë do të ketë protesta”, shoti Haradinaj./Indeksonline/