• |
ide | kryesore

Rrëfehet Sonila Meço: Agon Channel, 5 muaj pa dhënë pagat. Rama foli para drejtësisë

I pakategorizuar
son.jpg


Kanë qenë të shumta thashethemet që kanë dalë kohët e fundit rreth punonjësve të “Agon Channel”. Sonila Meço ka ardhur në këtë intervistë duke sqaruar njëherë e mirë zërat. Moderatorja e mirënjohur tregon se nuk e ka braktisur dhe se nuk ka ndërmend ta bëjë. Për të puna vijon në “Agon”, së bashku me imazhet e tjera televizive. Sonila pranon për herë të parë se ka pasur probleme me pagat, pasi prej muajsh punonjësit nuk kanë marrë pagat, por vijojnë të besojnë në atë çfarë bëjnë. Tashmë, kauza e saj, dhe e të gjithëve atyre që punojnë me të është shndërruar në një punë heronjsh, që më shumë se gjithçka mbrojnë atë çfarë për 2 vjet e gjysmë kanë bërë.

“Kontrata” tashmë në Maqedoni, mediat po flasin për një transferim tuajin në shtetin fqinj, ka diçka të vërtetë?
Jo, “Kontrata” që unë kam bërë në “Agon Chanel” e kanë marrë të transmetohet edhe në Maqedoni. Puntatat që janë transmetuar njëherë, kishin kohë që i kërkonin dhe unë shfrytëzova rastin tani, kanë marrë edhe disa puntata të “Surpriza je ti”, por prodhimet që ne kemi. Nuk kam lëvizur, unë vijoj në “Agon”.

A keni marrë oferta për të lëvizur në televizione të tjera?
Oferta kam pasur, si këtu si edhe jashtë, kanë qenë gjithmonë faktikisht edhe kur kemi qenë në transmetim. Por unë jam ende në “Agon Chanel”.

Po ikonat e tjera televizive vijojnë të jenë në “Agon”?
Absolutisht, unë edhe gjithë figurat e tjera. Bejtja është, Lubonja, Sajmiri, Krasta të gjithë jemi. Për momentin ka një ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të pagesave, nuk është mbyllur kanali.

Do të fillojë transmetimet “Agon Channel”?
Kjo është diçka që unë s’mund të përgjigjem. Është një juridiksion i brendshëm që është Shqipëria që ndiqet nga avokat shqiptar, si dhe juridiksion i jashtëm, që ndiqet nga avokati ndërkombëtar. Përsa kohë që ne jemi të bllokuar është vënë sekuestro dhe nuk ka mundësi pagesash, nuk mund të rifillojë, por në momentin që vektorët e drejtësisë do të vendosin, do të rifillojë normalisht. Ne presim fjalën e drejtësisë.

A keni pasur probleme me pagat?
Patjetër që po. Njerëzit janë pa u paguar që në qershor, të gjithë. Llogaritë rrjedhëse janë bllokuar, s’ka si të paguhet. Është një punë dy vite që ne duhet ta mbrojmë. Për më tepër që ne jemi të bindur të gjithë që është një veprim i padrejtë. Sigurisht që është punë heronjsh.

A mendoni se ju kanë sulmuar padrejtësisht mediat e tjera?
Unë e kam thënë edhe më herët, këto janë interesa më të thella, jo thjesht gazetarësh. Nuk e kanë me Sonilën dhe as me asnjë tjetër. Kolegët janë kolegë. Nuk kanë sesi ta kenë personale. Askush nuk e ka me vijën editoriale tonën, ndoshta e ka kryeministri me vijën editoriale të “Agon”-it, unë këtë gjë nuk e di. Në këtë rast kryeministri ka dalë dhe ka folur me siguri që është mbyllur një kanal që punonte me para të pista, unë të miat i kam të pastra për vete. Ka folur para drejtësisë, kjo është pak, por e sigurt. Më pas ne do ta mësojmë nëse ka të drejtë apo jo. Ne jemi punonjës të medias./Bluetooth/