• |
ide | kryesore

Mbesa e Berishës tall Greta Koçin: Mos dil në diell se të shkrihet silikoni

Arkiva, Paparazzi
dasaraaaa.jpg


Në rrjetin social "Instagram" është hapur një faqe e re, e cila quhet "Vipat e Bllokut". Në këtë faqe publikohen foto të personazheve të famshëm shqiptarë para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo estetike. Për këtë arsye ky profil në "IG" tërhoqi mijëra ndjekës në një kohë rekord. Një prej personazhve që sipas faqes "Vipat e Bllokut" ka bërë ndërhyrje në fytyrë është këngëtarja Greta Koçi. Sipas asaj që shënohet poshtë fotos së Gretës, këngëtarja ka fryrë buzët dhe ka zvoglëuar hundën. Ky postim ka argëtuar pa masë njërën prej ndjekëseve të këtij profili, që po ashtu është njeri i njohur. Mbesa e ish- kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka bërë disa komente tallëse drejtuar Gretës. "Mos dil në diell se të shkrihet silikoni", shkruan "supermbesa" në njëri prej tyre. Duket se dashuria për Partinë Demokratike, angazhimi si nënkryetare e FRPD-së dhe adhurimi për gjyshin e saj, nuk kanë arritur të bëjnë që mbesa e Berishës ta pëlqejë këngëtaren Greta Koçi, përkundrazi ajo ka shprehur hapur antipatinë ndaj saj.