• |
ide | kryesore

Lori Hoxha nuk lë rast pa treguar se është VIP

Arkiva, Paparazzi
image.png


Trashëgimtarja e Top Channel e cila mbrëmjen e së dielës së bashku me kunatin a.k.a Ledion Liço, kanë ndjekur nga afër ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, edhe këtë herë nuk ka harruar të bëjë publik statusin dhe investimin që bëri për të pasur një karrige në pjesën e zgjedhur të Mediolanum Forum, Milano.

Janë disa historitë me foto e video që 22-vjeçarja ka postuar në “Snapchat”, ku dyshja e TCH tregojnë se janë duke marrë ide nga eventi muzikor i vitit për t’i përshtatur në festivalin shqiptar Top Awards. Por, jashtë këtij “plani” Lori dhe Ledioni kanë lënë Sarën, të dashurën e prezantuesit e cila ka qenë në shtëpi duke ndjekur shfaqen dhe nuk i ka kursyer së motrës disa fjalë publikisht, “Faleminderit që më le pa biletë Lor”, shprehet ajo në Snapchat.