• |
ide | kryesore

10 artistët e ndarë nga jeta që fitojnë më shumë para

Arkiva, Paparazzi
1446008442michaelll.jpg


Michael Jackson, i cili është ndarë nga jeta në 2009, është renditur i pari nga revista prestigjioze “Forbes”, si artisti i ndarë nga jeta që fiton më shumë të ardhura, për të tretin vit rresht.
 
Vitin e kaluar të ardhurat e tij arritën deri në 140 milionë dollarë, ndërsa kjo shumë ka ardhur duke u ulur pasi për këtë vit të ardhurat e tij kanë kapur shifrën prej 115 milionë dollarësh, raporton Tch.
 
Ylli i “Fast and Furious”, Paul Ëalker, është bërë pjesë e kësaj liste për herë të parë këtë vit, duke u renditur në vendin e 9.
 
Walker, i cili u nda nga jeta në 2013, ka arritur të mbledhë rreth 10.5 milionë dollarë të ardhura për këtë vit.
 
Ja cila është lista e plotë e 13 personazheve publik që kryesojnë klasifikimin e “Forbes”:
 
 
1. Michael Jackson: 115 milionë dollarë
 
2. Elvis Presley: 55 milionë dollarë
 
3. Charles Schulz: 40 milionë dollarë
 
4. Bob Marley: 21 milionë dollarë
 
5. Elizabeth Taylor: 20 milionë dollarë
 
6. Marilyn Monroe: 17 milionë dollarë
 
7. John Lennon: 12 milionë dollarë
 
8. Albert Einstein: 11 milionë dollarë
 
9. Paul Ëalker: 10.5 milionë dollarë
 
10. Bettie Page: 10 milionë dollarë
 
11. Theodor Geisel: 9.5 milionë dollarë
 
12. Steve McQueen: 9 milionë dollarë
 
13. James Dean: 8.5 milionë dollarë.