• |
ide | kryesore

Publikohen fotot private që Brad Pitt i bëri Angelinës (album)

Arkiva, Paparazzi
angelina-jolie-da-brad-pitt-10-726363.jpg


Janë bërë publike në internet për herë të parë, foto intime të familjes Pitt- Jolie. Fotografi është vetë aktori, ndërsa protagonistja është një nga gratë më të bukura të botës, ylli I Hollyëood Angelina Jolie. Një album me foto intime dhe shumë intriguese, romantike e sensuale të gjitha në bardhë e zi. Shihet se përveçse I talentuar në aktrim, Brad Pitt ka një talent të veçantë edhe si fotograf, të paktën Brenda mureve të shtëpisë. Në poza sensuale ose bashkë me fëmijët, gruaja e tij Angelina është protagoniste e çdo fotografie. Të shumta pozat që tregojnë hiret e saj e sidomos buzët e bukura e flokët e gjatë. Kështu Brad Pitt i ofroi për herë të parë botës, imazhe të jetës së tyre private. “I dashuroj  fotografitë e tij. Është më shumë se një hobi, ai studion me detaje aparatin e tij fotografik dhe është gjithmonë kritik ndaj punëve që bën”, ka thënë Angelina për pasionin e të shoqit. Ndonëse vazhdojnë zërat për një krizë mes çiftit, Brad ka përgënjeshtruar tashmë se e ka kërcënuar të shoqen me ndarje për shkak të rënies shqetësuese të peshës.