• |
ide | kryesore

Arsyet pse Florian Riza e ndau Rovena Dilon pas 10 viteve

Arkiva, Paparazzi
rovena flori.PNG


Lidhur me pikëpyetjet se përse ish futbollisti i njohur, Florian Riza vendosi të divorcohet nga këngëtarja Rovena Dilo, tashmë ka një përgjigje. Sipas kërkesë padisë që Riza ka bërë në gjykatë, mësohet se me kalimin e kohëve, kanë lindur konflikte mes dy të bashkëshortëve, duke e bërë të pamundur lidhjen e tyre. 
Në padi (faksimile poshtë) thuhet: “Unë paditësi kam lidhur martesë me të paditurën në datën 24.10.2005… Fillimisht marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, por me kalimin e kohës kanë lindur konflikte e grindje të vazhdueshme, të cilat e kanë bërë të pamundur bashkëjetesën dhe si rezultat,martesa jonë e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur thjesht dhe vetëm formale. 
Në kushtet e mësipërme, duke vlerësuar se martesa ime me të paditurën nuk ka më asnjë kuptim, kërkoj zgjidhjen e martesës mes meje dhe të paditurës, pasi martesa jonë nuk mund të vazhdojë më”. 

 

Kërkesë- padia për divorc nga Floriani është depozituar në Gjykatën e Tiranës në datën 27 tetor.