• |
ide | kryesore

“Ça thu” tradhëton Bechettin, kalon ne TV Klan

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Përfituesi i parë i aktit arbitrar të mbylljes së Agon Channel duket se do të jetë TV Klan. Dy prezantuesit e emisionit investigativ “Ça Thu” janë larguar përfundimisht nga Francesko Bechetti, të cilin e mbrojtën me zjarr dhe pathos verën e shkuar dhe do ta nisin me vonesë sezonin e ri televiziv në Televizionin Klan.

Me mbylljen e Agon Channel, dyshja simpatike e moderatorëve, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj, do t'i rikthehen ekranit por këtë herë nën logon e Klan. Pikpyetje mbetet nëse investigimet e tyre të forta, si ato per prodhimin e kartave fallco para zgjedhjeve, do të jenë të mundshme të trasmetohen edhe në Tv Klan.