• |
ide | kryesore

Erion Braçe si gangsta, hip-hop dhe xhirime në timon

Arkiva, Paparazzi
erion-brace.jpg


Deputeti socialist ka udhëtuar drejt Beratit, teksa në videon e postuar në IG, ka dashur të tregojë sigurinë rrugore dhe infrastrukturën moderne të aksit që të shpie në qytetin që përfaqëson. Por, ajo që të bie në sy, nuk është rruga pa gropa siç shprehet ai, pasi errësira bën të vetën. Dhe as makina e re të cilën Erion Braçe thuhet se ka blerë së fundi, pasi xhirimi është bërë nga sedilja e shoferit.

Në timon, Erion Braçe filmon me telefon rrugën, duke thyer rregullat e qarkullimit, ndërsa në sfond dëgjohen rimat e hip-hopit shqiptar, që për ndryshe quhen gangsterrët e muzikës, të cilët me sa duket Erioni i preferon.