• |
ide | kryesore

Sherif Merdani: Askush s’e ka përdhunuar Alida Hiskun. Pyesni Ngjelën dhe Lubonjën

I pakategorizuar
sherif-merdani-700x736.jpg


Sherif Merdiani, një nga këngëtarët që është përballur me burgun dhe torturat e komunizmit, ka reaguar pas deklaratave të këngëtares Alida Hisku, se atë e kanë përdhunuar në burg. Merdani thotë se Hisku gënjen dhe se atë nuk e ka përdhunuar askush. Sipas Merdanit, askush nuk guxonte që të përdhunonte femrat në qeli, pasi kjo mundësi nuk ekzistonte.
 
“Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta. Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun. E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune.
 
Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur. Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari. Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur kibrin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani”, ka thënë ai për Javanews.
 
“Mund të pyesni dhe kolegët e mi të nderuar që kanë bërë burgun komunist si avokati Spartak Ngjela dhe publicisti Fatos Lubonja, që një gjë e tillë ishte krejt e pamundur. Me pak fjalë, e besoj plotësisht po ta kenë rrahur, dhe nëse e kanë lënë pa ngrenë, por një njeri si unë që ka qëndruar me vite në atë ferr dhe i njeh çdo qelizë nuk e beson se ka pasur përdhunime të shpeshta”, thotë më tej Merdani.
 
Ai shprehet se policët dhe prokurorët kishin frikë nga njëri­tjetri dhe s’do të guxonin të bënin veprime të tilla, pasi mund të spiunoheshin. “E di shumë mirë që hetuesi, polici dhe prokurori kishin frikë nga njëri­tjetri. Kjo grua, që unë e njoh qysh kur ishte 16 vjeçe, (Festivali i 11­të), tashmë nuk është në rregull, lëshon nga këto broçkulla për të bërë sensacion ne Gjermani dhe për të shitur librin që ka shkruar.
 
Le t’i themi të vërtetat ashtu siç kanë qenë dhe jo me sajime dhe tendenca. Pastaj, vetë Alida ishte një këngëtare shumë e talentuar, por jo një femër e tillë… e shkurtër, e pabukur dhe aspak tërheqëse”, e mbyll argumentin e tij Merdani.