• |
ide | kryesore

Arbana luan me Ledionin: “Ishalla s’më merr dhe emisionin e ri se…”

Arkiva, Paparazzi
arbanaaa.png


Me të qeshur e me të ngjeshur, siç e do formati, prezantuesja e Top Channel e ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, është dashur të luajë me disa të vërteta, që deri dje qarkullonin në formë thashethemi. Në lidhje me marrëdhëniet e saj me kolegun Ledion Liço, Arbana fillimisht bwri tw mwrziturwn duke rrëfyer se me të dashurin e Sarës, nuk flet më. me tw njwjtin ton gazetarja foli për “Big Brother”, dhe shprehu befasinë, se si ish-miku i saj i kishte marrë drejtimin e reality-show’t.

“Midis jush ka hyrë një femër apo një mashkull?”, pyeti drejtëpërdrejtë Ermali, ndërsa përgjigja e prezantueses ishte e menjëherëshme duke adresuar arsyen e prishjes së marrëdhënieve: “po femër o burr ajo e fut shejtanin në shishe.”

Kur e folura me dy kuptime u duk se kapi majat, biseda u thye me një notë serioziteti e cila zgjati thjesht gjysmë fjalie: “Jam krenare për Ledionin se si e prezantoi këtë vit Big Brother dhe jemi shumë miq”, – u mundua të ndreqë situatën Arbana.  

“Kujdes ti Ermal, se mund të rrezikohesh nga fushata e zënies së vendeve nga Ledioni”, ishte pak a shumë paralajmërimi që Arbana i bëri mikpritësit e saj Ermal Mamaqi, kur ky i fundit e ngacmoi për namin që i ka dalë Ledionit se bën ç’të dojë me Top Channel. 

Për më shumë shihni videon e emisionit të Ermalit në Digitalb.