• |
ide | kryesore

Massimo Boldi rrëfen pse u nda me Christian de Sica

Arkiva, Paparazzi
de-sica-boldi-nuova-polemica.jpg


Ndarja artistike mes aktorëve italianë Massimo Boldi dhe Christian De Sica mund të përfundojë shumë shpejt. Megjithatë një fije shprese se kjo mund të mos ndodhë e ka dhënë vetë Boldi gjatë emisionit Verissimo në Canale 5. “Duke parë që pas shumë vitesh publiku kërkon që ne të punojmë ende së bashku, unë mund edhe të kthehem të bëj një film me Christian” – tha ai.

Fjalët e Boldit vijnë në një moment kur De Sica duket se tashmë e ka arkivuar sezonin artistik me të. Përçarja mes tyre duket se nuk ishte vetëm artistike por edhe personale. “Është e vërtetë që isha unë që u ndava nga Christian. Ishte një moment i veçantë në jetën time pasi sapo më kishte vdekur gruaja dhe doja të mendoja për jetën time. Ai ndoshta nuk e kuptoi këtë ose ndoshta deshi vetë të zgjidhte punën në vend të miqësisë sonë”.

Duket se ky ka qenë momenti i ndarjes së dy aktoreve mjaft të pëlqyer edhe në Shqipëri. “Unë dhe Christian nuk jemi zënë kurrë. Edhe pse tani shihemi shumë më rrallë jemi serish miq” – tha Boldi./lapsi.al/