• |
ide | kryesore

De Biasi: Çfarë mendoj për Berishën, Hysajn, Memushajn dhe Manajn

I pakategorizuar
de-biasi-2.jpg


Impenjimet e ardhshme të kombëtares janë në mesin e Nëntorit dhe ndërkohë trajneri Gianni De Biasi bën “sponsorin” e kuqezinjve që militojnë në futbollin italian. Në një intervistë për prestigjiozen “Corriere Dello Sport”, trajneri i Shqipërisë preku dhe një temë që po diskutohet shumë këto ditë atë të zgjedhjes së futbollistëve me origjinë shqiptare që janë rritur jashtë vendit mes kombëtares kuqezi dhe përfaqësueseve të vendeve ku jetojnë duke evidentuar si një ndër çelësat e suksesit të Shqipërisë, pikërisht këtë aspekt. De Biasi deklaroi: “Paolo Tramezzaini punon me mua dhe i bie rreth e përqark Europës në kërkim të lojtarëve shqiptarë. Puna më e vështirë ishte ajo për të bindur futbollistët që luajnë jashtë për të luajtur me kombëtaren dhe sot është rritur edhe imazhi apo joshja që ofron Kombëtarja Shqiptare në këtë drejtim”.

Më pas trajneri u ndal veçanërisht te Etrit Berisha që pavarësisht formës së shkëlqyer të Lazio shikon të preferohet Marcheti si portieri i parë në kampionat.

“Etriti paguan faktin që është i dyti pas Marchetit, – deklaroi De Biasi duke shtuar, – sidoqoftë kjo situatë te Lazio do ta ndihmojë të formohet akoma më tepër. Ai ka shumë instikt dhe cilësi natyrale, pasi kurrë nuk ka bërë një shkollë të vërtetë portierësh. Po përmirësohet dhe shpresoj shumë që të ketë më shumë vazhdimësi duke luajtur, pasi të gjithë e dimë se kjo do të ishte dicka e mirë, si për ne te Shqipëria, ashtu dhe për Lazion”.

De Biasi më pas e cilësoi Elsid Hysajn një lider të vërtetë, duke evidentuar se shkodrani po konfirmon gjithë vlerat e tij te Napoli, ku edhe falë tij Sarri ka tashmë një mbrojtje të hekurt, ndërsa Për Ledian Memushajn u shpreh se nuk e kupton se si një futbollist me cilësitë e tij nuk luan në Serinë A, duke ftuar klubet e kategorisë maksimale të futbollit italian të besojnë te mesfushori vlonjat. Në lidhje me Rey Manajn, De Biasi përsëriti se çështja e krijuar me sulmuesin e Interit ishte një keqkuptim, duke nënvizuar se Manaj ka personalitet dhe cilësi mjaft të mira, ndaj i duhet të rritet gradualisht./supersport/