• |
ide | kryesore

Saimir Kodra: Po shqyrtojmë ofertat e shumta të tregut, “Top Channel” s’na ka marrë

Arkiva, Paparazzi
images (2).jpg


Pas mbylljes së“Agon Channel” nuk dihet cili do të jetë fati i emisioneve dhe figurave të këtij televizioni, përfshirë edhe emisionin investigativ “Ç’a thu”. Megjithëse u përfol se Saimiri, së bashku me Gentian Zenelajn do të transferohen në tv “Klan”, duket se ende asgjë nuk është vendosur. Thuhet se stafi i “Ç’a thu” kanë diskutuar tashmë për klauzolat e kontratës në tv “Klan” dhe se Saimiri ka blerë vetëm kohën televizive në “Klan” dhe nuk do të marrë asnjë pagë nga televizioni. Moderatori do të shkojë pranë këtij televizioni me të gjithë stafin e “Ç’a thu” me të cilët ka punuar për më shumë se një vit në “Agon Channel”, ndërsa emisioni do të sponsorizohet nga subjekte të tjera private. Sidoqoftë, vetë Saimiri në një intervistë për “Bluetooth” thotë se nuk është marrë asnjë vendim. “Jam futur në një vorbull transfertash për momentin. Unë vetë nuk di asgjë akoma. Kam shumë oferta në treg, nga shumë televizione dhe ende nuk kam vendosur për asgjë. Kur të vijë momenti do ta zbuloni të gjithë, kur të na shihni në ekran”, është shprehur ai. Pyetjes së gazetares për një rikthim të mundshëm në “Top Channel” ai i është përgjigjur: “Jo, nuk më kanë kërkuar. Me Doktorin unë flas në telefon përditë, sepse e kam shok, por ai nuk ka tagrin për të më thënë hajde në punë, apo ik nga puna. Aktualisht kam shumë oferta që po i vlerësoj dhe do të vendos në bazë të interesit”.