• |
ide | kryesore

Mos e humbni/ Reklama që bëri të qeshë të gjithë stadiumin e Benfikës (video)

I pakategorizuar
stju.png


Diçka e pazakontë ka ndodhur para derbit të madh portugez ndërmjet Benfikës dhe Sportingut të Lisbonës. Ishin stjuardesat e kompanisë “Emirates” që është sponsor i skuadrës portugeze, Benfica që kanë dhuruar spektakël para ndeshjes. Ato janë paraqitur në fushë para ndeshjes, ku 65 mijë tifozëve u kanë treguar se si duhet të përkrahet skuadra, por në mënyrën se si e bëjnë gjatë fluturimeve dhe kjo u ka pëlqyer tifozëve. Fatkeqësisht për Benfikën ky show nuk ndihmoi shumë, pasi në fund kanë pësuar humbje kundër rivalit më të madh me rezultatin 0-3.