• |
ide | kryesore

Sokol Balla: Paguhem më pak se Fevziu, unë jam gazetar kurse Blendi fenomen social

Arkiva, Paparazzi
balla.jpg


I ftuar në emsionin “6 ditë pa Ermalin” drejtuesi i emisionit “Top Story” Sokol Balla dhuroi një bashkëbisedim plot humor. Ai u bë pjesë e lojërave të aktorit Ermal Mamaqi me spontanitet. Gjatë bisedës, një emër që u përmend jo pak herë ishte ai i gazetarit Blendi Fevziu. Mamaqi e ngacmoi Ballën duke i folur për konkurrencën, dhe duket se gazetari e kishte përgjigjen në majë të gjuhës. Ai u shpreh me ironi për kolegun, duke e quajtur Fevziun fenomen social. “Fevziu është fenomen social, ka impenjime të tjera, ai mund të qeshë më shumë se unë. Unë jam gazetar, nuk më lejohet”, u shpreh Balla. Batutat për kolegun vazhduan thuajse përgjatë gjithë emisionit. Edhe kur nuk e përmendte Mamaqi, ishte vetë Balla që e rikthente bisedën tek drejtuesi i “Opininon”. “Asnjë laçian nuk vesh dot xhaketat e Fevziut . Rrogën nuk e them por jam i sigurtë që paguhem më pak se Fevziu”, ishin të tjera batuta të Ballës. Sigurisht që siç ndodh rëndom në kësi rastesh, pati dhe një moment serioziteti të thellë, kur gazetari u shpreh se kolegun e ka mik dhe nuk do të lejonte askënd të hidhte baltë mbi të. Në fund Sokol Balla e mbylli me një analizë për gazetarinë duke saktësuar edhe një herë: “Unë nuk mendoj që ka gazetarë të mirë dhe gazetarë të këqinj. Ka gazetarë dhe ata që s’janë gazetarë”.