Sadije Berisha nuk ka vonuar të sqarojë arsyen e postimit të fotos së saj me ish –bashkëshortin, Shkëlzenin, në llogarinë e saj në Facebook. Fotot u komentuan si provokim për Armina Mevlanin, bukuroshen që i ka fituar zemrën Shkëlzen Berishës. Por Sadija ka një version tjetër dhe e injoron tërësisht këtë anë.
Ditën e sotme keni publikuar fotografi me Shkëlzenin, media shqiptare po gëlon. Pse i publikuat fotografitë, patët ndonjë arsye?
Fotografitë janë publikuar nga fëmijët e mi, ata janë ende shumë të rinj për të pasur një llogari të tyre në facebook apo Instagram. Kështu që shfrytëzojnë profilin tim. Shkëlzeni mbetet gjithmonë babai i tyre.
Cila është marrëdhënia juaj me të, si e keni pritur lidhjen e tij me Armina Mevlanin?
Ai ka qenë dhe ngelet babai i fëmijëve të mi, i uroj gjithmonë vetëm lumturi.
Marrëdhënia juaj me familjen e ish bashkëshortit ?
Gjithmonë shumë e mirë. Fëmijët e mi ndihen shumë të respektuar dhe të përkëdhelur prej tyre.
Ju jeni komentuar se i keni marrë kalin pa leje Shkëlzenit. A mund të na tregoni diçka më shumë?
Media në Shqipëri dizinformon. Kali ka qenë gjithmonë i imi. Tani është rikthyer në Suedi dhe është i lumtur në gjirin e familjes sonë.